“A mund të shpallet non-grata Sveçla”, ShBA konstaton: Qeveria po instrumentalizon Policinë
Aksioni i fundit i Policisë së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka nxitur reagimin e ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë konstuar se ky institucion është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës.
Në një deklaratë të gjatë, Ambasada Amerikane mbrëmjen e së premtes është shprehur e shqetësuar dhe e zhgënjyer me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri.
“Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”.
ShBA ka përsëritur se bashkë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdimësi i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta ketë prioritet koordinimin me komunitetin ndërkombëtarë dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.
“Dështimi i Qeverisë së Kosovës që t’u përgjigjet këtyre kërkesave, reflekton një përkeqësim real dhe në rritje në partneritetin tonë. Ashtu siç kemi theksuar më parë, veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës vendosin qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në një rrezik më të madh, eskalojnë panevojshëm tensionet rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtarë.” – shkruan mes tjerash, transmeton Nacionale.
Një tjetër deklaratë e rëndë në këtë komunikatë, është ajo ku ShBA thekson mbështetjen e saj dhe krenarinë për themelimin e Policisë së Kosovës, e cila tashmë sipas saj, është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës.
“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.” – thuhet në fund.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovo.usembassy%2Fposts%2Fpfbid02n1KWT4JGcbBnECL2Aa46Bs1ciU5F3azop76VNZ7UduFZAK48VdokMgSdkTaJRohsl&show_text=true&width=500
Çka ndodhi në veri?
Në një aksion që nisi pasditen e së premtes, Policia e Kosovës mbylli pesë objekte të komunave ilegale serbe.
Policia njofton se bëhet fjalë për:
-Qarku i Mitrovicës së Kosovës,
-Komuna ilegale e Mitrovicës,
-Komuna ilegale e Zveçanit,
-Komuna ilegale e Zubin Potokut dhe
Mes tjerash, policia njoftoi se gjatë operacionit janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknokologjike dhe dëshmi të tjera që lidhen me aktivitetet e ushtruara nga këto sturktura.
“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte”.
Ndërkohë, në lidhje me aksionin, u deklaruan nëpër rrjete sociale edhe ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi.