fbpx
Lajme

Në mesin e 2000 aplikantëve ishte punësuar motra e Vjosa Osmanit në ATK

Ilona Osmani- Mrasori, motra e Vjosa Osmanit ishte njëra ndër 20 personat të cilët janë punësuar në konkursin e fundit për inspektor tatimor në Administratën  Tatimore të Kosovës.

Ajo kishte arritur të mposhtë një garë shumë të fortë për të siguruar një vend pune në ATK. Në këtë konkurs kanë konkurruar afër 2,000 persona, ndërsa në test me shkrim janë ftuar 512 kandidatë që i kanë plotësu kushtet minimale të kërkuara në konkurs.

Pas shpalljes së konkursit BIRN kishte kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës që t’i lejohej monitorimi i këtij procesi të rekrutimit.

ATK nuk e ka lejuar BIRN-in të monitorojë këtë proces përkundër faktit që Ministria e Administratës Publike kishte dhënë interpretim të ligjit dhe rregulloreve në fuqi që monitorimi nga ana e shoqërisë civile nuk ndalohet me ligj dhe se i takon institucionit të vendosë për të lejuar apo mos lejuar monitorimin. Por, menaxhmenti i ri i ATK-së kishte vendosur që mos të lejojë BIRN-in.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close