fbpx
Lajme

Në 1999, Biden kishte propozuar që UÇK-ja të integrohej në strukturën e KFOR-it

Demokrati Joe Biden është tani presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara pasi rezultatet morën ditë për të dalë nga shtetet kryesore dhe me Pensilvaninë ai arriti në mbi 270 vota elektorale – me çka edhe e siguri fitoren.

Ne vitin 1999, Joe Biden, atë kohë Senator – kishte propozuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të integrohej ne strukturën e KFOR-it.

IAvni Bytyqi ka publikuar një artikull të gazetës Fox News Sunday, në të cilën citohen fjalët e Biden ku kishte kërkuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të integrohej në strukturën e KFOR-it.

“Komandantët ushtarak të NATO-s dhe UÇK-ja, janë afër një marrëveshjeje për për integrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në forcën paqeruajtës e NATO. Senatori nga radhët e demokratëve i tha gazetës Fox News Sunday, se gjeneral lejtnanti britanik  Sir Majk Jakson ka paralajmëruar se një pjesë e UÇK-së do të mund të integrohet në KFOR, nën kontrollin e tij, dhe me përgjegjësi për çështje civile”, kishte thënë Biden.

Më tej siç shkruan artikulli, Biden kishte biseduar me Hashim Thaçin, rreth dy orë, në të cilën Thaçi kishte shprehur brengën për sigurinë e shqiptarëve në Kosovë pas tërheqjes së KFOR-it.

Po ashtu citohet t’i ketë thënë Thaçi, Biden-it se dëshiron të jetë i sigurt se UÇK-ja do të jetë ushtria e ardhshme e Kosovës./Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close