fbpx
Lajme

Mehmetaj për protestën: S’ka rëndësi masoviteti, por shpërfaqja konkrete e revoltës

Shkruan: Lirim Mehmetaj

Aksioni i nesërm që qenka njoftuar për orën 18:00 nga Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të trajtohet, manifestohet e organizohet si një protestë e zakonshme e përqendruar rreth një kërkesë, por si një revoltë me ultimatum.

Nuk do të duhej të konsiderohej faktor dhe nuk është faktor këtu masoviteti i protestës, por shpërfaqja konkrete e revoltës.

Duhet me qenë si me ligj e ndaluar që për ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të diskutojë një zyrtare e lartë e pushtetit me kriminelë të cilët e kanë luftuar atë ushtar.

Duhet me qenë e pamundur që dikush, kushdo-qoftë, edhe të zihet duke u koordinuar me kriminelë serbë për të cenuar mirëqenin e veteranit të luftës edhe të vazhdojë jetë politike në Kosovë.

E di, qeveria e rehabilitimit të familjarëve të kolaboracionistëve dhe snobave të kompleksuar iu ka gënjyer duke ua prezantuar sloganin “qe 20 vjet është shkatrru ky shtet” sikur preokupim i tyre për shoqërinë.

Por, ata në fakt kanë pasur në mendje shkatërrimin e të ardhmes së tyre në sistemin që përkundër se i ka mbajtur nën serbë, të paktën i ka mbajtur mbi fshatarin e Kosovës dhe kaq iu ka mjaftuar.

Duke qenë pa dinjitet, ata Jugosllavinë e kanë përjetuar si arritje, derisa faktin se kanë pasur t’him e t’dalun me Zhivkon si element emancipimi.

Këta primitivë pa dinjitet kanë besuar se të pasurit një familjar që e flet serbishten me gramatikë dhe një akraba në Beograd i bën superiorë.

Këta nuk kanë pasur guxim as të mendojnë se është e arritshme ajo që e ka arritur UÇK-ja, prandaj liria u ka rënë si shok, derisa e kanë marrë vetën dhe duke ditur se s’mund t’iu luftojnë, iu kanë mashtruar.

Ta duan UÇK-në këta s’do munden kurrë, por as UÇK-ja s’ka nevojë për këtë dashuri të ndytë që vjen veç si bashkëpunim me frikën dhe ikën po sa ikën frika.

T’bijëve të udbashave keni vendos mos t’ua përmendni e t’ua falini të kaluarën. I keni arsyetuar se thjesht kanë qenë frikacakë. Po, sot s’bën në asnjë formë t’ua falni poshtërimin, përbuzjen dhe mohimin e jetës së dinjitetshme

Nuk është çështja te shuma e pensionit, por te fakti se me kë janë koordinuar t’ua lënë atë shumë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close