fbpx
Lajme

Ahmeti – Gecit: Keni ba propagandë edhe për Adem Jasharin që është njeri i UDB-së

Gazetari Arben Ahmeti dhe ish deputeti Gani Geci, kishin zhvilluar një debat të ashpër në emisionin Politiko të kanal10.

Ahmeti i ishte drejtuar Gecit se LDK-ja ka për obligim t’iu tregojë atij, deputetit të kësaj partie, Ferat Rudit, familjës së zyrtarit të vrarë, Xhemajl Mustafës dhe familjarëve të figura tjera të vrara, që Gjykata Speciale veç me ato krime s’është marrë. Arben Ahmeti ka thënë se sipas matjeve të opinionit publik UÇK më shumë ka mbështetje tani se në vitin 2000. Sipas tij Thaçi e asnjëri s’po gjykohen për asnjë vrasje personale, po për shkak të hierarkisë.

Ja një pjesë e debatit:

Arben Ahmeti: Nuk e ke parasysh që tu ka kriju një monstrum juridik që është tu ta delegjitimu luftën çlirimtare dhe nuk ka me t’vytë as çiftelia, as sharkia o Gani

Arben Ahmeti: As nuk ka me t’vytë çiftelia, as sharkia, as lahuta e as fylli

Gani Geci: Për çka?

Arben Ahmeti: As fyellit nuk ke me mujtë me i ra

Gani Geci: Për çka?

Arben Ahmeti: Nëse delegjitimohet lufta

Gani Geci: Cila luftë more ka me u delegjitimu?

Arben Ahmeti: Lufta, lufta

Gani Geci: Luftën e ka ba Adem Jashari, po çfar, ai e ka ba prej Rogneri, lufta e Rognerit, po mërzitna fort

Arben Ahmeti: Po shyqyr që ai ka shku n’atë dynja se garant ti ishe kanë në mesin e atyre qysh keni folë nëpër Drenicë se u kanë i UDB-së

Gani Geci: Prej Rogneri, prej Tiranës

Arben Ahmeti: A është thanë për Adem Jasharin që është udbash, a u thanë, a u thanë

Gani Geci: Qata që janë kanë në Rogner, qata, qata.

Arben Ahmeti: A është thanë?

Gani Geci: Qata që janë kanë në Rogner

Arben Ahmeti: Paramendojeni çfarë propagande keni ba edhe për to. Shyqyr që s’është sot

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close