fbpx
Lajme

Duriqi: Vëllau i Haki Imerit e ka mbush me informata Nazim Bllacën, kur ky bashkëpunonte me Beogradin

Gazetari hulumtues Visar Duriqi kishte shkruar në profilin e tij në facebook për Faik Imerin, vëllaun e të ndjerit Haki Imeri, duke e quajtur mashtrues dhe haluc. Po ashtu, edhe Milaim Zeka ka folur për Faik Imerin. Ne do ju sjellim dy shkrimet e pa redaktuara nga dy gazetarët; Visar Duriqi dhe Milaim Zeka.

Ja postimi i Visar Duriqit:

Tek sot e mora vesh qe publikisht koka lajmeru edhe Faik Imeri- Adriatiku. Ai as nuk eshte ekspert i anti-terrori, as njeri i informuar. Eshte nje mashtrues.Kam pasur shume takime e biseda te gjata me te ne vitet 2010-2011.Ka qene njeri prej njerezve qe e ka mbushe me informata Nazim Bllacen sa ai bashkepunonte me Prokurorine per Krime Lute ne Beograd. Motivet e tij jane krejt personale. Por metoda e tij eshte e sofistikaur. Ai madje ne kohen kur u nis hetimi per Grandin, paraqitej kuluareve te shehrit me nje dosje kunder Behgjet Pacollit dhe si perfaqesues i CIA-s amerikane. Dosjen e ka pas ba si ne filma, me shkronja te stampuara si “Classified”. Emrin ia ka pas vendos dosja “Benvoy”. Vrasja e vellait te tij, Hakiut duhet te zbardhet, por Faiku vec e komplikon. Ai as nuk ka dokumente, as informata te besueshme. Si shumica e shqiptarve vuan nga fenomeni i trajtuar ne filmin “A Beautiful Mind”. Haluc hesapi

Ja postimi i Milaim Zekës:

Faiku, sipas 1000 provave, dokumentave, deshmitareve, ka vite qe eshte rekrutuar nga Sherbimi Sekret i Serbise. Ka qene dhe eshte kordinator i dhjetra deshmitareve per llogari te Serbise, te cilet perdoren si deshmitar ne Gjykaten Speciale. Krejte keto mashtrime i ka ba duke u thirre se eshte krahu i djathte i ish prokurorit Jack Smith, i cili tani po e heton Trampin.

Faik Imeri eshte paraqitur here si agjent i CIA-s, here i Security Homeland, here i NATO-s, dhe kur ka ardhur ne Kosove, per te kriju besueshmeri, eshte ruajtur nga police te Kosoves, mbrotja e afert, te paguar nga nje shok i tije i ngushte, me biznese te forta ne Kosove, Maqedoni e Serbi.

Faiku eshte paraqitur me karta te ndryshme identiteti, si dhe pseudonime si “Adidas”, “Floriani”, etj.

Me çdo kend qe eshte takuar, ka perdorur informatate e BIA-s serbe, si informata amerikane. Ju ka thene personave te ndryshem se filani e filani, zyrtar te larte te Kosoves, “po dojne me te vra”!

Me i mbulu marrinat e tije te renda, sot isha disa ore ne pyetje ne polici, si rezultat i nje kallximi penal qe me kishte ba, permes Gazmend Halilit, avokat.

Historia e Faikut eshte roman serik, por sot vetem kaq, ditete ne vazhdim do te publikojme foto te mashtrimeve, mesazhe, audioinqizime, ku flet per 1000 sene te ndryshme, si psh. Se si ka pagu deshmitar me deshmu rrejshem ne Hage, se si ka marre pjese ne vjedhjen e tel te Aleksander Lumezit, deri tek perfshirja ne vrasje politike…!!!

Edhe njeriu kryesor i Donald Trump kishte folur për këtë rast. https://nacionale.com/politike/grenell-jack-smith-perdori-agjente-te-rreme-te-cia-s-kunder-thacit



Kush ashte agjenti i BIA-s serbe, Faik Imeri, qe permes avokatit Gazmend Halilaj, me ka ba padi?

Faik Imeri ka qene shok klase me ish Presidentin Thaçi. Ne vitet 90-ta, Faiku shkon ne Slloveni, ku fillon veprimtarine e spiunlleqeve, dhe mashtrime. Te parin njeri qe e mashtron eshte ish mesuesi i tij, Pr. Dr. Xhafer Ismaili, te cilin e therret qe te vie ne Libljane per ta marre nje makin, te cilen ia kishte ble. Pasi profa shkon me tren, Faiku del ia merr paret, edhe zhduket!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close