Ahmeti: Me AAK-në kemi shumicën në Kuvend, tani mund t’i zbatojmë zotimet tona
Sic raportoi Indeksonline sot, VV ka arritur marrëveshje mbrëmë me AAK-në në kryeqytet. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka konfirmuar koalicionin e arritur mbrëmë mes Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.
Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se tani kanë shumicën në Kuvendin Komunal dhe që do të mund të zbatojnë të gjitha zotimet e dhëna.
Ja postimi i plotë i Ahmetit:
Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicen që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve.
Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inaugurese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal.