fbpx
Lajme

Ambasadori Dell tregon për aksionin më të madh: Thaçi u tërbua, dërgoi trupat në Veri

Ish ambasadori i SHBA-së Christofer Dell kishte treguar për Oral History Kosovo se si ishin funksionalizuar pikat 1 dhe 31 në Veriun e Mitrovicës. Situata ishte mjaft delikate dhe sipas ambasadorit, veprimi i Thaçi nxiti edhe EULEX-in të funksionalizojë doganën dhe pikat kufitare.

Ja rrëfimi i plotë:

Christopher Dell: (psherëtimë e thellë) nuk e kam menduar këtë një kohë të gjatë. Ndodhën kaq shumë gjëra. E luftuam një luftë të gjatë (pauzë) e të fortë, për të mbajtur kontrollin e kufijve, veçanërisht në Veri. Kur EULEX, në një masë më të vogël NATO, KFOR-i, shumica e komuniteteve ndërkombëtare, e di, ishin të gatshëm të lejojnë që serbët t’i largojnë shqiptarët e kosovarët dhe të mos kenë prezencë në postin kufitar. Ju kujtohet se ka qenë një periudhë e bojkotimeve me kamionët? Unë mendoj se Serbia kishte thënë që asnjë kamion nga Kosova nuk lejohet në Serbi, kështu që ata thanë që asnjë kamion nga Serbia nuk mund të hyjë në Kosovë.

Dhe, kështu që qeveria e Kosovës u kundërpërgjigj në këtë mënyrë. Dhe mbaj mend që e thirra Thaçin dhe i thashë, “Hashim, ti nuk ke kontroll mbi kufijtë e tu. A e dini se pesëqind kamionë nga Serbia hynë sot”, ose ndoshta ishin pesëdhjetë, e harrova numrin. “Çfarë?” Dhe pastaj ai u tërbua dhe ndërmori disa veprime mjaft të nxituara për të cilat unë nuk do ta kisha këshilluar, por unë {ngre dorën dhe hap pëllëmbën} por unë nuk bëra gjë, e lash që ta ketë ai përgjegjësinë e vet.

Kjo ndikoi që shumë njerëz ta humbin jetën, por në fund të fundit ajo detyroi EULEX-in ta rivendosë praninë, filluan me dërgimin e doganave kosovare dhe njerëzve të imigracionit deri në postën kufitare, duke i mbajtur ata atje, duke i mbrojtur ata. Kështu që unë mendoj, në atë pikë, se vendi ishte në prag të humbjes së kontrollit të veriut tërësisht. Kjo mund të ndodhë akoma, e dini, vite më vonë problemet nuk janë zgjidhur. Kështu që unë mendoj se kjo ishte shumë e rëndësishme. Unë e di se për çfarë doni të më pyesni.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close