fbpx
Lajme

“Përplasja e Sali Çekut me FARK-un, në një mbledhje ju thotë shokëve, më quani edhe tradhtar se unë shkova me UÇK-në”

Nasim Haradinaj i cili njihet për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë dhe prezantimin e realitetit ashtu si është, vite më parë kishte treguar një histori interesante për Heroin e Kombit Sali Çekun. Nasim Haradinaj ishte njëri nga njerëzit kryesor të Betejës së Koshares.

Unë me Sali Çekun ishim shokë edhe pse katër muaj para betejës ishte e palogjikshme me qenë ne shokë, u kanë e pamundshme katër muaj para gushtit me pa ti Sali Çekun me Nasim Haradinajn, por pastaj vijnë kushtet që Sali Çeku e sheh që nuk është aty ku u nisë e s’janë ka e ngojnë shokët e ju thotë në një mbledhje shokëve më quani edhe tradhtar e unë jam ka shkojë me luftu me UÇK-në me ata që janë ka e bëjnë luftën atje”, kishte treguar Nasim Haradinaj në RTV Dukagjini”. https://www.facebook.com/watch/live/?ref=search&v=2153342194692524 VIDEO 58min

Nasim Haradinaj poashtu tregoi se Beteja e Koshares ishte nën komandantën e Zonës Operative të Dukagjinit i cili komandohej nga Ramush Haradinaj.

Nasim Haradinaj ka thanë se kufini është thyer me 99 ushtarë, krejt kanë qenë 120 ushtarë.

Kurse Naser Vllasi kishte thënë se ai është i pari i cili ka vëzhguar me njësinë e tij në Padesh dhe se direktivat e tij janë marrë nga Agim Ramadani.

Ai ka thënë se luftën e ka nisë i pari Gjeneral Nasim Haradinaj me djemtë e Tropojës.

Kurse Haradinaj, ka thanë se meritën e parë për pushkën e parë në Koshare ja ka dhanë, Agim Ramadani.





Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close