Avokati i Kadri Veselit i cili po i çmonton dëshmitarët, nderohet me çmim mbretëror
Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson ka fituar një çmim prestigjoz për punën e tij.
Emmerson me këtë çmim u nderua nga “CBE”, për shërbimet e tij ndaj ligjit ndërkombëtar në listën e nderimeve të ditëve të Mbretëreshës, ka bërë të ditur King&Spalding(Firmë ligjore ndërkombëtare).
Atij iu dha çmimi nga lartësia e tij Mbretërore Princi William, Duka i Kembrixhit.
“Emmerson, një këshilltar specialist kryesor në të drejtën ndërkombëtare publike dhe menaxhimin e rrezikut ndërkombëtar të korporatave, shërben si Shef Global i së Drejtës Ndërkombëtare Publike në zyrën e firmës në Londër”, shkruan King&Splading.
Duke shtuar se ai është “një avokat i arritur në sallën e gjyqit me 35 vite përvojë në përfaqësimin e shteteve sovrane si dhe klinetëve individualë e po ashtu korporatave përpara gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare”.
Në punën e Emmerson përfshihet një numër i madh i çështjeve të cilat i ka zgjidhur.
“Duke përfshirë më shumë se 20 çështje në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar dhe më shumë se 30 rastet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”
CBE është një nga urdhrat e rangut më të lartë në Britani dhe u jepet njerëzve me të arritura të jashtëzakonshme si dhe atyre në shenjë mirënjohje për shërbimin ndaj shtetit.
Në qershor të vitit 2011, Emmerson është zgjedhur si Raportues Special i Kombeve të Bashkuara në Task Forcën Kundër Terrorizmit dhe të Drejtat e Njeriut. Ai e mbajti këtë mandat deri në korrik 2017.
Në këtë cilësi ai raportoi çdo vit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe entitetet përkatëse të krijuara nga Këshilli i Sigurimit.
Aktualisht, Ben Emmerson është edhe avokat i Mbretëreshës në Angli.
Për punën e suksesshme ndërkombëtare, për të është realizuar edhe një film i quajtur “Official Secrets”, bazuar në ngjarje të vërtetë, i cili ka fituar çmime ndërkombëtare.