fbpx
Lajme

Bahtiri 2013: Do ta bëjmë Mitrovicën qytetin më të zhvilluar në Ballkan, por në 2021 mbetet komuna më e varfër në Kosovë

Kryetari aktual i Mitrovicës z. Agim Bahtiri kishte premtuar hapjen e 15 mijë vendeve të punës. Ai premtoi se çdo familje do ta ketë nga një të punësuar. Por, asnjëra nga këto nuk ndodhën gjatë qeverisjes 8 vjeçare të tij.

Në vitin 2013 ai deklaroi se “Do ta bëjmë Mitrovicën qytetin më të zhvilluar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan”. Por, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me statistikat e Mirëqenies Sociale. Mitrovica e Jugut e udhëhequr nga Agim Bahtiri është Komuna më e varfër në Kosovë. https://www.youtube.com/watch?v=B9suZVboxSw (VIDEO) min 1:17sec

Raporti tregon se gjatë tre mujorit të fundit në shumë komuna ka rritje të numrave të familjeve që marrin ndihma sociale.

Sipas të dhënave nga ASK, janë gjithsejt 24 mijë e 496 familje që kanë marrë ndihmë sociale.

Bazuar në këtë raport komuna që ka më së shumti familje në asistencë sociale është Mitrovica me 2 mijë e 263 raste, apo 9.2 për qind nga numri i përgjithshëm i rasteve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close