fbpx
Lajme

Baraliu: Ekziston rreziku që kompania e Berishajt të ketë dhuruar ‘para serbe’ për fushatën e VV-së

Analisti nga Kosova që jeton në Amerikë, Bleron Baraliu, ka komentuar skandalin e raportuar financiar në Slloveni dje të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një shkrim në Facebook, Baraliu ka thënë se duhet të pritet edhe rrëfimi apo version i Berishës për çështjen në fjalë.

Ai ka shtuar se fakti që e shqetëson atë është se a ekziston rreziku se kompania “MB” e udhëhequr nga Berisha ka dhuruar para serbe për fushatën e Vetëvendosjes.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se është e çuditshme heshtja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Për se nuk po përgjigjet në akuza ende Martin Berishaj?! Unë them para se me kryqëzu një njeri për krime të supozuara, në minimum duhet të presim për të dëgjuar rrëfimin e tij/saj. Por më shqetëson fakti që MB po hesht! Çka më shqetëson edhe më frikshëm është pyetja se, vallë, a ekziston rreziku se MB ka dhuruar nga këto para serbe për fushatën e VVsë?! MB ka qenë kaherë mik i ngushtë i Kurtit dhe VVsë – nëse hesht Martini, nuk e di pse po hesht rdhe Albini?!”, ka shkruar Baraliu.Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close