Sport
Barcelona interesohet për mbrojtësin spanjoll, kushton 32 milionë euro
Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri, pasi nga skuadra pritet të largohen Javier Mascherano dhe Thomas Vermaelen
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë qendërmbrojtësin e Real Sociedadit, Inigio Martinez.
Spanjolli që një kohë të gjatë është nën orbitën e Barcelonës, por tashmë ka mundësinë më të mirë për të kaluar në Camp Nou, shkruan Marca.
Ai shihet si zëvendësues i Javier Mascheranos dhe Thomas Vermaelen, të cilët pritet të largohen verën e ardhshme.
Klauzola e Martinez është 32 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për katalonasit. /Express/