Bashkëbisedimi Surroi – Fadil Hoxha: Luftimet me bandat e Shaban Polluzhës ishin të ashpra

Veton Surroi nëpërmjet shumë shkrimeve e ka dëshmuar frustrimin e tij me Rajonin e Drenicës dhe figurat emblematike të saj. Në artikullin e mëhershëm, sollëm bisedën mes Veton Surroit dhe Fadil Hoxhës, respektivisht këtij të fundit të botuar në librin e Veton Surroit, ku Shaban Polluzha quhej analfabet dhe shërbëtor i okupatorit. https://epilogu.com/biseda-surroi-fadil-hoxha-shaban-polluzha-ishte-analfabet-sherbetor-i-okupatorit-gradica-kriminel-lufte/
Në librin e tij ”Fadil Hoxha në vetën e parë”, ai ka shpalosur bisedat me Fadil Hoxhën të cilat i ka botuar në libër. Fadil Hoxha i kishte thënë Veton Surroit se lufta me bandat e Shaban Polluzhës e Adem Vocës ishin të ashpra. Disa nga bisedat janë shpërndarë në rrjetet sociale të cilat janë marr nga ky libër.
“Divizionit të 46-të serb, i cili mbulonte terrenin e Mitrovicës së Kosovës, iu urdhërua që ta rrethonte bandën e Adem Vocës dhe ta çarmatoste, sepse gjatë ditës edhe ata refuzuan të binden dhe u kthyen për Mitrovicë para njësive të Shaban Polluzhës për në Drenicë. Luftimet me ato banda ishin shumë të ashpra, posaçërisht me njësitë e Shaban Polluzhës nëpër Drenicë, të cilat kanë pasur përkrahjen e shumë fshatrave të Drenicës. Në luftë u vranë shumë njerëz tanë. Eshtë plagosur P. Brajeviqi”

