fbpx
Lajme

Befasuese: Agim Bahtiri shihet në një odë me Sami Lushtakun, pijnë redbulla

Tani po e sulmon për fushatë, por Agim Bahtiri ka miqësi me Sami Lushtakun – rrinin në oda e pinin redbulla

***

Ekipa e Agim Bahtirit ka sulmuar dje Sami Lushtakun, duke publikuar një video nga një tubim i para 7 muajve.

Mirëpo nuk rezulton se Agim Bahtiri e ka parimore kundërshtinë ndaj Lushtakut, pasi së fundmi ai ishte parë bashkë me të në ndeja në oda.

“Jepi zë” ka siguruar një fotografi ku duket Agim Bahtiri me Sami Lushtakun teksa shijojnë ndejën me redbulla.

Bashkë me Lushtakun e Bahtirin shihen edhe persona të tjerë në këtë ndejë që mësohet se është mbajtur diku në Drenicë.

E se Bahtiri ka shoqëri me drenicakë, ani pse i sulmon në kohë fushate, e tregon edhe një fotografi që e ka siguruar “Jepi zë”, e cila do të publikohet nesër.

Ai shihet në shoqëri me persona që janë aktivë në politikë dhe të afërm me njerëzit e PDK-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close