fbpx
Ekonomi

Bëhuni gati për një shpërthim të vlerës së Bitcoinit, punëtorët e Wall Street pritet t’i investojnë bonuset e tyre

Shumë analistë të tregut presin që tregu i kriptovalutave të ketë rritje së shpejti.

Javë më parë çmimi i Bitcoinit tregtohej me më shumë se 20,000 dollarë, ndërsa në fund të vitit 2017 çmimi i Bitcoinit kishte rënë në rreth 11,000 dollarë, shkruan BusinessInsider, transmeton Telegrafi.

Kjo kishte pasuar prapë me një rritje të Bitcoinit, ku të shtunën një Bitcoin ka mundur të tregtohet me 16,500 dollarë.

Meltem Demirors, drejtor i ‘Digital Currency Group’ – kompani investimi e cila investon në monedha dhe biznese të kriptovalutave – beson se tregu i kriptovalutave do të ketë rritje masive së shpejti kur edhe fillon sezoni i dhënies së bonuseve në Wall Street.

“Kur bonuset e Wall Street-it të kenë dalë nëpër xhirollogaritë e tyre me 15 janar, besoj se do të shohim një blerje të shpejtë të kriptovalutave”, ka shkruar Demirors në Twitter.

“Bëhuni gati për një shpërthim”

Tradicionalisht, fillimi i vitit është koha kur tregtarët e Wall Street-it mund ta shtrojnë ndikimin e tyre përmes pagesave bonus që i pranojnë, sepse shumica e tyre i investojnë të ardhurat shtesë.

Dy dekada më parë, ‘The New York Times’ kishte shkruar një artikull për një shitës veturash që kishte përfituar jashtëzakonisht shumë nga bonuset e Wall Street-it.

“Ata janë njerëz të rinj dhe agresivë të cilët janë të aftë të marrin vendime në mënyrë spontane. Ata shohin çfarë ka në treg, dhe kur t’i marrin çeqet e bonuseve – bingo” kishte cituar gazeta prestigjioze shitësin e veturave atëkohë.

Në vitin 2018, edhe tregu i kriptovalutave mund të shënojë rritje nga bonuset e Wall Street-it.

“Bëhuni gati për një shpërthim të çmimit” ka thënë Demirors!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close