fbpx
Lajme

Ish i burgosuri politik: Babai i Kryetarit të KQZ-së ishte udbash, djersitej kur më torturonte

Haki Morina pothuajse njihet nga të gjithë. Ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Mbajti 7 vjet burg ku u torturua në mënyrat më çnjerëzore. Poashtu, edhe vëllezërit e tij u burgosën nga regjimi i Serbisë.

Sot, ai ka shkruajtur për emërimin e Kryetarit të ri të KQZ-së. Ai thotë se Kreshnik Radoniqi është djali i Mustafë Radoniqit, një ish udbash që e torturoi sa ishte në burg.

Ja shkrimi i tij i plotë;

Kur e lexova emrin e ri të kryetarit të KQZ-së, që e emëroi Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakajt, z. Kreshnik Radoniqi, besoni që më shkoj mendja tek UDB-ashi me letra, që më kishte marrë në pyetje muajë të tërë në zyrat e UDB-së në Pejë.
Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh.
Këtë udbash e mbajë mendë më shumë për shkak se ishte I vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak I moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë.
Ja ky është ndryshimi i madh që u angazhuan disa nga ish shokët e mij të LPK-së.
Urime për shkarkimin dhe ngarkimin

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close