fbpx
Lajme

Bllokohet rruga Pejë-Kuçishtë-Bogë, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar qytetarët e komunës së Pejës, se është bllokuar rruga nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht të Shtupeq i Madh, kilometri i 13’të, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se ministria që ai drejton ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes, dhe se po punohet edhe në këto momente që të lirohet për qarkullim kjo rrugë.

Postimi i plotë:

Qytetare te Pejës me rrethinë, reshjet e dendura të ditës së sotme kanë bërë që rruga nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht të Shtupeq i Madh, kilometri i 13’të, ka patur rrëshqitje të dheut e të gurëve. Ministria e Infrastrukturës ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes, po punohet edhe në këto momente që të lirohet për qarkullim kjo rrugë. Reshjet po vazhdojnë e kjo mund të përkthehet në rrëshqitje të tjera në këtë segment, prandaj ju paralajmërojmë që të jeni të kujdesshëm gjatë lëvizjeve.
Ne do të vazhdojmë të jemi në krye të detyrës sipas nevojës, prandaj një mirëkuptim dhe kujdes i dyanshëm do të nënkuptojë siguri më e madhe për të gjithë
gurëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close