fbpx
Lajme

Brajshoraj: Hajdaraj kishte konflikte me qarqe brenda LDK-së, para vrasjes e lajmëroi Rugovën

Njëri nga veprimtarët e ilegalës z. Fatmir Brajshoraj, për pashtrikun kishte publikuar një shkrim të gjatë për vrasjet e gjatë e më shumë të pasluftës. Ai kishte treguar se luftëtari e veprimtari i ndjerë Smajl Hajdaraj kishte probleme të brendshme në LDK.

Ja shkrimi i plotë:

VRASJA E DEPUTETIT SMAJL HAJDARAJ

Shumë herë është bërë pyetja: “kush e vrau deputetin Smajl Hajdaraj?”, duke aluduar dhe bërë me gishtë nga njëra palë, sipas porosive të “padronëve” me qëllim njollosje të një kategorie të njerëzve të caktuar.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj, para se të vritej, në faktë kishte pasur një varg kërcënimesh nga elementë revanshistë që nga viti 1998 duke e quajtur sabotator të UÇK-së, më pastaj duke e shantazhuar në punë sa ishte drejtor i Distribucionit të Elektro Kosovës në Pejë. Disa herë kishte pas konflikt të hapur me qarqe të ndryshme brenda LDK-së, për ç’gjë vetëm pak kohë para se të vritej, e kishte njoftuar detajisht me shkrim Kryetarin Rugova Një problem të hapur e kishte PASUR ME ATË KLAN edhe gjatë luftës. Të tillët edhe pas luftës patën konflikt të hapur me Smajl Hajdarajn, madje nuk e lanë as t’i afrohej kryetarit Rugova në tubimin elektoral në Pejë gjatë fushatës së zgjedhjeve presedinciale. Në një rast tjetër, z. Hajdaraj, ishte kërcënuar me vrasje nga disa pjesëtarë të këtyre strukturave, pasi nuk i kishte lënë të hyjnë mbrenda në Objektin e Komunës në Pejë, ditën kur u bë hapja e Zyrës Flamane në Pejë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Rugova.

Ngjarja e fundit kishte ndodhur vetëm disa ditë para vrasjes së deputetit. Deputeti Hajdaraj në një mbledhje të kryesisë së LDK-së dhe të deputetëve të LDK-së, kishte deklaruar se “nëse shkoni me “POVRATAKUN” unë do të dal publikisht kundër”. Ai nuk vuante nga paragjykimet. Andaj vrasja e tij ishte një vrasje nëpërmjet së cilës mendohej të goditej unifikimi i faktorëve shqiptarë në diasporë por edhe në Kosovë. Realiteti objektiv që duhet të jetë është – fajtorët në burg. Edhe Ali Lajçi aso kohe kishte deklaruar që: Ministresha e pushtetit lokal e që ishte në Pejë, pas një zënke dhe mospajtimi me Lajçin dhe atë gjithnjë, sipas Lajçit, Tërmkolli e ka kërcënuar atë, derisa po ulej në karrigen e mysafires. “Me mua nuk të shkon, se ta bëj si Smajl Hajdarajt”, tregon Lajçi farë i ka thënë Tërmkolli.

Smajl Hajdaraj u vra më 17 janar 2002, ditën kur njëzet vjet më parë u vranë edhe Vëllezrit Gërvalla dhe Kadri zeka. U vra në hyrje të banesës së tij (njësoj sikurse Xhemail Mustafa, Ismet Rraci…) në “lagjen Fidanishtja” të Pejës, me pistoletë, nga dy persona, të cilët analistët i cilësuan si “vrasës me porosi”. Smajl Hajdaraj ishte aktivist i çështjes Kombëtare dhe njëri ndër organizatorët e UÇK-së në Rugovë. Ditën e varrimit para mijëra tëpranishmëve, zyrtarë të lartë të Kosovës, parlamentit dhe të partisë por edhe të UNMIK-ut lexuan telegrame dhe jetëshkrime mbi veprimtarinë e bujshme politike – ushtarake të deputetit Hajdaraj. Ata u zotuan se nuk do të shkon larg dita kur para drejtësisë do të gjenden ata që ngrehën gishtin e krimit dhe e bënë këtë vrasje mizore.

Mirëpo, me sa u pa, që nga ajo kohë e gjer më sot premtimet mbetën boshe dhe dhimbja për Smajl Hajdarajn i mbeti Familjes dhe farefisit. Nga të gjithë folësit në këtë tubim mortor, vrasja e tij u cilësua vrasje me paramendim kurse për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit ishte zotuar edhe policia e UNMIK-ut/pashtriku/.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close