fbpx
Lajme

Çanta ‘Louis Vuitton’ e Anita Haradinajt kushton 1920 dollarë

2018: Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është fotografuar me një çantë që mban logon e firmës ‘Louis Vuitton’ gjatë një takimi në Uashington. Sipas çmimit zyrtar të vendosur nga kompania ‘Louiss Vuitton’, kjo çantë kushton 1,920 dollarë (1563 euro, sipas kursit aktual të këmbimit). Rroga aktuale e Ramush Haradinajt si kryeministër është 1,350 euro ndërsa në deklarimin e pasurisë të vitit 2016, Anita Haradinaj del se ka rrogë mujore prej 660 euro. E kontaktuar nga KALLXO.com, Haradinaj nuk ka pranuar të tregojë nëse çanta është blerë me çmimin e deklaruar në sajtin e kompanisë.

“Jo, se online shiten ma shtrenjtë senet, nëse nuk jeni në dijeni”, tha Anita Haradinaj.Por ajo i ka sugjeruar gazetares së KALLXO.com të mos merret me çantën e saj.“Mua më lejohet me tregu që biletën e kam pagu vetë, e ju merruni me çanta. Biletën me ardhë deri këtu e kam pagu vetë. Hiç mos u merr me çantat e mia”, tha Anita Haradinaj.“Nuk kam ndonjë obligim me thanë (a e kam ble unë çantën). Financat e mia i keni të deklaruara në Agjensinë Kundër Korrupsionit. Mundeni me pa a kam pare me ble një çantë, a s’kam pare”, shtoi ajo.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close