Çfarë personi ishte Sllobodan Millosheviq – flet truproja që ka publikuar libër për të
Goran Pajic, truproja i ish-presidentit famëkeq të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ka shkruar një libër të titulluar “ Një rrëfim tjetër”, në të cilën ka rrëfyer për përvojat e tij me Millosheviqin përgjatë viteve të 90-ta, Konferencën e Rambujesë, tensionet brenda konferencës, bombardimet e NATO-s, e deri tek arrestimi i tij në vitin 2001.
Pajic në një intervistë për ‘Tv Happy’, ka thënë se prej vitit 1990 deri në vitin 2001 ka qenë afër Millosheviqit dhe familjes së tij, duke parë kështu të gjithë momentet dramatike nëpër të cilat ka kaluar Serbia.
Sipas tij, familja Millosheviq ka pasur sjellje të mira ndaj pjesëtarëve të sigurimit duke o ofruar edhe përgatitur ndonjëherë edhe ushqim atyre. Madje ai thotë se Millosheviq i ka lejuar edhe të freskohen në pishinë. Pajic ka treguar se ish –komandanti i njohur boshnjak Naser Oric kishte qenë pjesëtar i sigurimit të rezidencës së Millosheviq gjatë viteve 88-89 kur objektet e tilla i kishte siguruar SAJ (njësia speciale antiterroriste).
“Qëllimi im ka qenë të tregoj se çfarë ka qenë z.Millosheviq. Ka pasur tregime se ai ka qenë Hitleri i ri, se ka qenë Kasapi i Ballkanit…unë kam dashur të rrëfej detaje sepse ka qenë pjesë e sigurimit 6 ditë në javë” ka thënë Pajic duke shtuar se çifti Millosheviq ishin njerëz modestë në shtëpi, praktikë dhe të qasshëm lehtë.