fbpx
Lajme

KQZ: Në zgjedhje votuan 38,10% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së djeshme për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale tha se në 19 prej komunave të Kosovës 38,10% të qytetarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, për dallim nga rundi i parë i zgjedhjeve lokale ku kishin votuar 43,70% e qytetarëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, KQZ-ja njoftoi edhe për zgjedhje të qeta dhe të suksesshme pa ndonjë incident që do dëmtonte integritetin e zgjedhjeve.

Gjithashtu, KQZ-ja pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve u shpreh e kënaqur me organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre gjatë tërë ditës, duke potencuar se nuk ka pasur raportime për ndonjë parregullsi gjatë ditës që vlen të përmendet.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se procesi i rundit të dytë të zgjedhjeve është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të mirë.
“Jemi të kënaqur sepse procesi ka kaluar qetë dhe pa ndonjë raportim që do të dëmtonte integritetin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Valdete Daka, kryetare e këtij Komisioni, shkruan tutje “Zëri“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close