fbpx
Lajme

Dërguti: “Nëse Thaçi e Veseli nuk janë themelues të UÇK-së, tregoni kush janë që të shkojnë në Hagë”

Nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi nuk qenkan themeluesit e vërtetë të UÇK-së, atëherë le të dalin ata të tjerët që na qenkan themeluesit e UÇK-së dhe le të përballen në “Hagë”, e këta le të kthehen në shtëpi”, potencoi ish luftëtarja znj. Aida Dërguti në një emision në T7 duke iu kundërpërgjigjur z. Sadri Ramabajës.

Dje në një emision në T7 është diskutuar për ngjarjet e luftës dhe themelimin e UÇK-së. Në debat mori pjesë edhe luftëtarja e Betejës së Koshares znj. Aida Dërguti. Ajo gjatë debatit theksoi se “Thaçi ishte një nga protagonistët më të rëndësishëm të UÇK-së nga fillimi”.

Ajo më tutje tregoi se “ai njeri ka pasur aktakuzë nga Serbia nga viti 1996 dhe ishte dënuar me 15 vjet burg”. Më tutje tregoi se “poashtu, ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami ka treguar se Thaçi ishte njeriu kryesor i UÇK-së”.

Aida Dërguti tregoi se pikërisht se Hashim Thaçi ishte një nga figurat kryesore për atë është ftuar edhe në Gjykatën Speciale.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close