Dimal Basha vazhdon “luftën” me sindikatat: “Kurti për Rrahmana ka 50 në dite i palon”
Dimal Basha, një deputet i LVV-së sërish ka përdorur një gjuhë të ulët karshi kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ai teksa foli për deklaratën e SBAShK-ut ku është propozuar që mësimi të fillojë më 3 tetor, tha se krerët e kësaj sindikate janë tërhequr sepse e kanë parë që kryeministri Albin Kurti nuk lëshon pe.
Madje ai tha se shefi i qeverisë nuk i ka lëshuar pe as presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq e as ish-emisarit amerikan për Dialog, Richard Grenell.
Për më tepër, ligjvënësi i pushtetit shtoi se për kësi si lloji i Rrahman Jasharajt, Kurti “ka 50 në dite i palon”.
“A e di pse çka? Se nuk lëshon Kurti, s’i ka lëshu pe Vuçiqit, Grenellit. Për Rrahmana 50 në dite t’i palon. Mos e merr seriozisht Rrahmanin për shkak të veprimeve të këqia. Ai po don me u bo hero tu i lon fëmijët pa shkolla”, vijoi ai në T7.i në T7.