fbpx
Lajme

Spahiu: Pse Serbia protestoi për shtëpinë e Xhafer Devës, por jo për shtatoret e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit?

Nexhmedin Spahiu, analist, ka shkruar një status, ku ka komentuar reagimet nga Serbia në lidhje me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës, një figurë që ngjall debat. Ai ka përmendur se para ca ditësh ka reaguar edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Madje z. Spahiu ka bërë një pyetje të çuditshme, duke shkruar se pse nuk u protestua kur iu ngrit shtatorja në qendër të Prishtinës Skëndërbeut, Zahir Pajazitin e Adem Jasharit, heronjë të UÇK-së.

A e di kush përse kaq zhurmë në Beograd po sjell rinovimi I shtëpisë së Xhafer Devës? Reagoi para ca ditësh Ministria Serbe e Kulturës, reagoi Presidenti Vučić (Vuçiq), mediet e Serbisë nuk po pushojnë me tituj bombastikë për Xhafer Devën. U çmendën fare. Përse nuk protestuan kur iu ngrit në qendër të Prishtinës përmendorja e Skënderbeut, nuk protestuan për përmendoren e Zahir Pajazitit, nuk protestuan për përmendoren e Adem Jasharit, nuk protestuan as për përmendoren e Presidentit Ibrahim Rugova , nuk protestuan as për përmendoren e ish Kryeministrit Hasan Prishtina, nuk protestuan as për rivarrimin e Isa Boletinit e as kur iu ngrit përmendorja në qendër të Mitrovicës, e as kur gjimnazi në Pejë mori emrin Bedri Pejani !!!!??? Por u shqyen së protestuari sa herë përmendet Xhafer Deva . Kam përgjigje por po dua të dëgjoj mendimet e miqve të mi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close