fbpx
Lajme

Diplomati amerikan Johnson: Shqiptarët mbeten përfaqësuesit e pandryshueshëm të pellazgëve prehistorikë

DIPLOMATI AMERIKAN WILLIS F. JOHNSON:

“SHQIPTARËT MBETEN KOHËT E SOTME PËRFAQËSUESIT E PANDRYSHUESHËM TË PELLAZGËVE PREHISTORIKË. KANË QENË TË NGULUR ATY KU JANË EDHE SOT QYSH NË AGIM TË HISTORISË”

Tani le t’i hedhim për një çast një vështrim disa prej banorëve të tashëm të kësaj toke historike. Në skajin perëndimor, në rajonin malor përgjatë bregut të Adriatikut gjenden shqiptarët, ose arnautët, të cilët kanë veçantinë të jenë një prej dy-tre popujve të vetëm të Europës, që me sa dimë nuk kanë emigruar kurrë, por që kanë qenë të ngulur aty ku janë edhe sot qysh në agim të historisë.

Më shumë se një mijë vjet përpara erës sonë, ndodhi dyndja dorike, dhe u desh të kalonin disa shekuj që atëherë, që Greqia të arrinte lavdinë e cila e bëri atë unike mes kombeve të lashtësisë, dhe që e mban atë ende në kujtesë si mrekulli të pakrahasueshme të botës. Por shumë kohë para dyndjes dorike, i gjithë ky rajon ishte i populluar nga ai komb, të cilin grekët e quanin “kombi pellazg”. Origjina apo kuptimi i fjalës “Pellazg” nuk dihet. Por, Homeri dhe grekët e tjerë të lashtë, e quanin kështu popullin që gjendej atje përpara tyre. Ata janë zhdukur që të gjithë përveç shqiptarëve, të cilët mbeten kohët e sotme përfaqësuesit e pandryshueshëm të pellazgëve prehistorikë.

Shekuj më parë, kur turqit po përpiqeshin të pushtonin të gjithë Europën, shqiptarët nxorën Kastriotin, Princin e Krujës, i njohur më tepër si Skënderbeu, një nga heronjtë suprem, të pavdekshëm të botës; burri që mbajti kështjellën e tij shkëmbore një jetë të tërë kundër gjithë fuqisë otomane, dhe që me një grusht malësorësh rrokullisi në turp e tmerr ushtritë turke që po kërcënonin të gjithë Europën; ktheu mbrapsht sulltanin më krenar e më të fuqishëm të osmanëve, për të vdekur në Adrianopojë nga hidhërimi, dëshpërimi dhe zemëthyerja. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët janë po njësoj: të egër, të guximshëm, mikpritës, malësorë të paepur, ashtu siç kanë qenë të lashtët, dhe megjithëse prej shekujsh kanë qenë vetëm sa për emër nën sundimin turk, ata kurrë nuk kanë pranuar plotësisht ndonjë autoritet tjetër përveç atij të tyre.

Titulli: America and the great war for humanity and freedom

Autori: Willis Fletcher Johnson

Botues: The John C. Winston company Philadelphia, 1917

Willis Fletcher Johnson (1857 – March 29, 1931), was an author, journalist. lecturer and for twenty years foreign and diplomatic editorial writer for The New York Tribune.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close