Diplomati austriak: Ndërkombëtarët pas luftës punuan me Kadri Veselin për ta luftuar krimin e organizuar
Ish diplomati austriak, Jan Kickert po e vazhdon edhe sot dëshminë e tij në Hagë në procesin kundër krerëve të UCK-së. Kickert, që ka qenë shumë i përfshirë në kosovë gjatë kohës së luftës dhe pas saj është pyetur për shumë nga figurat e UCK-së dhe rolet e tyre në luftë ose pas saj.
Nga gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, ai është pyetur edhe për njohjen e tij me Kadri Veselin dhe rolin e tij në inteligjencë.
Barthe e ka pyetur deshmitarin nëse në fund të vitit 1999 dhe në vitin 2000, Veseli i ka thënë vet për rolin e tij si shef i inteligjencës, apo këtë e ka ditur për shkak se ka qenë një informatë publike. Kickert tha se inteligjenca ndërkombëtare është takuar me Veselin dhe kanë bashkëpunuar me të për ta luftuar krimin e organizuar.
“Kam pasur kolegë evropianë që i përkisnin intelegjencës, të cilët e kanë takuar zotin Veseli në këtë kapacitet. Dhe ai ishte dikush që komuniteti ndërkombëtar do të fliste për të vë nën kontroll elemente të caktuara të cilët po rreshqisnin kah krimi i organizuar pas luftës”, ka thënë Kickert. /Lajmi.net/