fbpx
Lajme

Djali i Remzi Hoxhës Kemi dhënë 1 mln dollarë, na mashtruan duke na sjellë eshtrat e një qeni

Tiranë-Ende mbetet një mister vrasja e biznesmenit Remzi Hoxha, i cili u rrëmbye më 21 Tetor  të vitit 1995, dhe prej vitesh nuk dihet më asgjë gjë për të.

“Kemi dhënë mbi 1 milion dollarë për çdo pjesë të informacioneve. Xhaxhit tim Nexhmedinit i vjen një person edhe i thotë “Remziu ka vdekur eshtrat i kemi gjet dhe për 30 mijë dollar po sjellim eshtrat. Ok ia japim lekët, kur ia bëjmë AND-në na dalin që janë eshtrat e qenit”, rrëfen Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, në “Top Story”.

Historia e rrëmbimit

Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”. Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj. Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.

Ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Mece ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë. Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë.

J.V/Dosja.al

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close