fbpx
Lajme

DOKUMENT/ Policia sërish në rrugë, FIT-i dhe njësitet tjera elitare protestojnë përpara Qeverisë

Më 9 dhjetor, policët e Njësive Speciale, Hetimeve, Rendit Publik dhe Departamenteve të tjera të Policisë do të mblidhen përpara qeverisë për të protestuar. Arsyeja e protestës janë pakënaqësitë në lidhje me shtesat dhe kategorizimin e rrezikshmërisë për policët e Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që policët po detyrohen të protestojnë. Javë më parë, policët elitarë të Njësive Speciale Intervenuese protestuan përpara qeverisë me kërkesën e njëjtë, shkruan Paparaci.com.

Kësaj radhe, përveç Njësisë Speciale Intervenuese (ish-FIT) protestës do t’i bashkohen edhe njësi të tjera elitare/speciale të policisë së Kosovës. Protestës pritet t’i bashkohen edhe policët specialë që janë në veri të Mitrovicës.

Edhe pse të njëjtit u bindën që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për t’i diskutuar kërkesat e tyre, duket se ato hasën në vesh të shurdhër.

Për shkak të kërkesat e tyre nuk u plotësuan dhe policët nuk po pajtohen me shtesat e rrezikshmërisë, 9 dhjetori pritet ta mbush sheshin përpara qeverisë me uniforma të policisë së Kosovës. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close