fbpx
Lajme

Nis procedura për hapjen e fabrikës me vlerë 4 milionë euro në Skënderaj, 100 punëtorë të rinj do të punësohen

Shkruan: Fadil Nura

Nisin procedurat për hapjen e fabrikës në vlerën e 4 milionë eurove!Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nënshkruar sot propozim-vendimin për hapjen e një fabrike të industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në komunën tonë, investim ky që ka vlerën e 4 milionë eurove.Në një postim në llogarinë e tij në facebook, kryetari Nura ka shkruar: Të dashur qytetarë! Çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet më të thella dhe më të mprehta më të cilat po bashkëjetojmë çdo ditë. Jashtëzakonisht i lumtur që sot po e finalizoj një hap të vogël në drejtimin e duhur lidhur më këtë çështje.Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në Komunën tonë.Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune.Pra, ky është programi dhe zotimi ynë që u kishim dhënë: “Se nuk do ndalemi së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.Sa më pak fjalë e më shumë punë!”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close