“E avancoi vajzën e Arbërie Nagavcit, pastaj kjo e fundit e bëri zv.ministre të arsimit”
Profesori universitar, Avdi Smajlaj, ka raportuar edhe një rast tjetër të nepotizimit në institucione, raporton Gazeta Blic.
Smajlaj përmes një shkrimi në facebook ka bërë me dije se Ministrja e Arsimit ka emëruar zëvendësministre, Edona Malokun pasi e njëjta i kishte avancuar më herët vajzën, zonjës Nagavci
.Ai tutje thotë se në mungesë të votave për të ndalur këto veprime, protestat do të jenë të pashmangshme.
Postimi i plotë:
Protesta kundër verzionit të ri të familjarizmit, nepotizmit, klientelizmit e kapjes së re të shtetit.
Zoja (tanimë zvMinistre e Arsimit) Edona Maloku ia avancon vajzën Zojës Ministre Nagavci, e Zoja Ministre për këtë e shpërblen Zojën Maloku me një dhuratë modeste, e bën Zojën Maloku zvMinistre të arsimit.
Është ministri që do të duhej të rregulloj arsimin që është kusht i domosdoshëm për zhvilimin e vendit.
Sikur të ishin ministre e zvministre për rregullimin e kushteve të jetës e mirëqenies së pulave, ndoshta do të mund të përbihej disi kjo tallje e tyre me arsimin e vendin e votuesit e 14 Shkurtit. Pulat mjaftohen me një mbuloj ku nuk i godet shiu në kokë, të tjerat i përballojnë lehtë.
Besoj shoqëria civile duhet parë këto veprime e shumë tjera të ngjashme që po e ngulfatin të tashmën e të ardhmën e vendit e shoqërisë sonë.
Në mungesë të votave të mjaftueshme për të ndalur këto çoroditje e tallje me qytetarët e institucione, atëherë protestat do të jenë të pashmangshme për të mos pritur 4 vite për të ndëshkuar verzionin e ri të familjarizmit, nepotizmit, klientelizmit, e kapjes së re të shtetit e institucioneve.
Të paktën këto margaritare nuk ua kishim borxh fëmijëve tonë. /gazetablic/