E moshuara nga Hasi me lot: Kam strehuar Thaçin e Veselin, pastaj serbët ma bombarduan shtëpinë dhe plagosën vajzën time
Në një shtëpi në Kukës, respektivisht në Has, kanë fjetur e janë strehuar tre muaj luftëtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së, përfshirë; Heroin Luan Haradinaj, Hashim Thaçin e Kadri Veselin. E moshuara nga Hasi, me bujarinë e saj tregon se ka gatuar ushqim për luftëtarit e lirisë dhe kanë fjetur 15 luftëtarë në një dhomë të ngushtë.
Ajo tregon vendin se ku kanë fjetur duke thënë; “këtu kanë fjetur tre muaj, ata kanë hjekë keq, por ata nuk e kanë kshyrë atë punë, sepse qëllimi ishte liria e Kosovës”. Ajo tregon se aty afër ishte një tunel ku ata i kishin mbajtur armët, nga bombat, kallshnikovët e mitrolozët.
E moshuara nga Hasi tregon se vajza 13 vjeçare e saj ishte plagosur nga bombardimet e serbëve ndaj shtëpive të tyre. Më tutje, nën emocion dhe me lot në sy tregon se “jam e vrarë në shpirt pasi ata janë në burg, sepse ata ishin shumë korrekt, unë jam munduar shumë për ta, por tutem që s’kam ba boll prapë për ata njerëz sepse ata merituan më shumë”.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=cnkhXECq8es
Dhoma ku kanë fjetur, Heroi Luan Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e luftëtarët e tjerë;