fbpx
Lajme

Ekskluzive: Grushta në Ministrinë e Ambientit, rrahen dy drejtorët

Në Ministrinë e Ambientit nuk ka patur sot ambient të qetë për punë. Kanë qenë dy drejtorë që janë përfshirë në zënkë fizike për të krijuar një situatë të pakëndshme. 

Burime të Indeksonline mësojnë se Kryeshefi i Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina është rrahur fizikisht me Fatmir Morinën që është drejtor i drejtorisë së Parkut Nacionak “Bjeshkët e Nemuna”, shkruan Indeksonline.

Rrahja ka ndodhur gjatë orarit të punës dhe në ambientet e punës. 

Indeksonline ka provuar ta kontaktojë ministrin Matoshi, por që një nga këshilltarët e tij ka thënë se është i zënë në një takim./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close