fbpx
Lajme

Abrashi: Shpend Ahmeti ka frikë nga debati

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, është shfaqur i vetëm sot në studion e Radiotelevizionit të Kosovës, pasi kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka anuluar pjesëmarrjen në debatin me të.

Abrashi ka thënë se refuzimi i Ahmetit, kryetar aktual i Prishtinës, për të mos marrë pjesë në debate, ka të bëjë me frikën e tij.

“Ne kemi filluar më Klan, është paraparë debat në KTV që deshtoi, dhe RTK sonte. Kjo tregon se ata s’janë serioz”, është shprehur Abrashi.

Ai po ashtu e ka akuzuar Ahmetin për gënjeshtra, për çështjen e ndërtimeve pa leje.

Pohimi i Ahmetit se 46 mijë ndërtime pa leje janë bërë gjatë qeverisjes së Prishtinës nga LDK’ja është një gënjeshtër e madhe, ka thënë Abrashi.

Kandidati i LDK’së ka thënë po ashtu se Ahmeti duhet të futet në librin e rekordeve Guinness.

“Ai ka borxhe të ndryshme. Ai kontrollohet nga oligarkët. Nuk ka asnjë vend në botë që kryetari i një kryeqyteti të djeg qytetin e vet”, ka thënë Abrashi, duke shtuar se, nëse fiton zgjedhjet, do të propozojë që Ahmeti të futet në librin e rekordeve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close