fbpx
Lajme

Ekskluzive: Zbulohet dokumenti sekret ku Vjosa Osmani bashkëpunon me Gjykatën Speciale (Dokument)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me 18 shtator të këtij viti, pak ditë para se të arrestoheshin ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, kishte pasur një letër komunikimi me kryetarën e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, raporton Gazeta NewBorn.

Në dokumentin të cilin e ka siguruar Gazeta NewBorn, përveç komunikimit të Osmanit me kryetarën e Gjykatës Speciale, ajo që bie në sy është se Osmani nuk iu është referuar fare si shtet Kosovën në vendin ku Osmani kishte dhënë nënshkrimin e saj, ndryshe prej dokumenteve tjera të udhëheqësve shtetëror.Sponzor

Përveç saj, Vjosa Osmani para se të niste një letër të tillë në drejtim të Trendafilovës, ka qenë dashur që të konsultohej me Gjykatën Kushtetuese, meqë Gjykata Speciale është në kuadër të ligjeve të Kosovës.

Por, megjithatë është e çuditshme një letër e tillë, e madje ngreh dyshime se kjo letër ka mund të shkruhet nga dikush prej Gjykatës Speciale, pasi që Gjykata Speciale minimizon termin “Republika e Kosovës”, ngjashëm sikurse ka munguar termi “Republika e Kosovës” tek nënshkrimi i Osmanit në letrën dërguar Trendafilovës. /gazeta newborn/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close