fbpx
Lajme

Erëra të frikshme: Prokurori Smithi që ndiqte liderët e UÇK-së, përballet me telashe serioze në Amerikë

Gazeta prestigjioze amerikane, The New York Times, ka bërë një artikull të gjatë për Ish-kryeprokurorin e Gjykatës Speciale në Hagë dhe Prokurorin Special që po ndjek Donald Trumpin, z. Jack Smith. Tash era po fryen në të kundërt të tij, dhe ai mund ta gjejë veten si i hetuar.

“Prokrurori Special që po heton Trumpin përballet me sfida me të cilat s’u përballën të tjerët,” – titullohet ky artikull.

Aty është përfshirë për herë të parë rasti problematik i presidentit aktual amerikan Joe Biden me dokumente të klasifikuara, dhe se si ky rast mund të ndikojë në punën e tij për të hetuar Donald Trumpin pikërisht për këtë çështje.

“Jack Smithi, prokurori special i caktuar që të hetojë ish-presidentin Donald J. Trumpin, po punonte veçse nga 12 orë në ditë para se të shpërngulej nga shtëpia e tij në Hagë për në Washington për një punë të re e një të ardhme të panjohur.” – nis artikulli i tij.

Aty tregohet se si Smithi po punon në dy hetimet kundër Trumpit para se ai të jetë zyrtarisht kandidat për president të ShBA-ve në vitin 2024.

“Por, edhe ndërsa z. Smith – i njohur nga kolegët si prokuror i shpejtë – shtyn përpara drejt qëllimit të tij, po përballet me disa erëra të kundërta për dallim me prokurorët tjerë. Sfidat për të janë unike pasi kongresmenët republikanë të sapo-forcuar kanë themeluar një komitet përgjegjës për hetimin e hetuesve për të cilët ngulmojnë se po jua shënjestrojnë partinë dhe ish-presidentin për qëllime politike.” – shkruan The New York Times.

Puna e tij u bë edhe më e zorshme këtë javë pas dy zbulimeve që presidenti Biden kishte mbajtur dokumente të klasifikuara gjatë kohës si zëvendës-president, e që mund ta shtyjnë Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland që të caktojë një prokuror të dytë special.

Por, edhe para se ta caktonte Smithin, Garlandi e kishte ditur se avokatët e presidentit i kishin gjetur dokumentet e klasifikuara. Zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë nuk tha se kur Smithi mësoi për dokumentet e Bidenit dhe mohoi që të komentonte në artikullin e The New York Times.

Mary McCord, një ish zyrtare e lartë në Departamentin e Drejtësisë e pranoi që rasti i Bidenit mund të formësonte punën e z. Smith.

“Prokurorët këqyrin për raste me fakte të ngjashme kur marrin vendime…” – tha ajo për NYT.

Së fundi, artikujt e gazetave prestigjioze amerikane për Smithin – e me këtë edhe për liderët e UÇK-s që po akuzohen në Hagë – po shtohen përditë ndërsa zhvillimet nuk kanë të ndalur.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close