fbpx
Sport

Fati i Anglisë dhe Belgjikës mund të vendoset në short

Anglia dhe Belgjika do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të grupit G të Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Dy skuadrat do të jenë në garë për vendin e parë të grupit, mirëpo kryesuesi mund të vendoset me short.

Statistikat momentale tregojnë se gjithçka mes tyre është e barabartë, shkruan indeksonline.

Me çfarëdo barazimi në këtë ndeshje dhe me një karton më shumë për Anglinë atëherë FIFA do ta vendos fituesin me short.

Belgjika ka gjashtë pikë me tetë gola të shënuar dhe dy të pranuar njëjte si Anglia.

Belgët në anën tjetër kanë pranuar 3 karton të verdhë ndërsa anglezët vetëm dy.

Me rregulla të FIFA-së, nëse pikët janë të barabarta, shikohet goaverazhi, më pas golat e shënuar dhe në fund kartonat.

Nëse të gjitha këto janë të barabarta, atëherë fituesi vendoset me short. /IndeksOnline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close