fbpx
Lajme

Fitim Salihu: Me ju interesu a shkruhet Djakovica a Gjakovë, nuk ishi paguar nga GEN-i i Stanishiqit

Analisti Fitim Salihu e ka mbështetur protestën e sotme të gazetarëve kundër vendimit të pushtetit ndaj Klan Kosovës.

Ai ka kontestuar motivet ‘patriotike’ të vendimit të Qeverisë për mbylljen e mediumit Klan Kosovë duke ia përmendur bisedën e Kusarit me të dyshuarin për krime Millan Radojiçiq dhe të dyshuarin se është financuar nga GEN-i i Serbisë, Martin Berishajn.

“Ju thjesht po doni me i tutë mediat sepse në këto tri vjet media ka qenë opozita e vërtetë ndaj keqqeverisjes së juve dhe media i ka nxjerrë në publik hajnitë e juve milionëshe dhe tenderat për dosta. Edhe hipokrita edhe hajna.” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë që sot do të jetë në shesh në mbrojtje të lirisë së mediave

Postimi i plotë:

Me ju interesu juve se a shkruhet Djakovica apo Gjakove, nuk ishit bo pobratina me kryekriminelin Radojçiq. As ju kish pagu Gen-i i Jovica Stanishiqit. As ishit pajtu me leternjoftimet e strukturave paralele serbe. As e kishit pranu Elektroserverin qe Kosoven e quan Kosovo i Metohija. Hipokrita.

Ju thjesht po doni me i tut mediat sepse ne keto tre vjet media ka qene opozita e vertete ndaj keqqeverisjes se juve dhe media i ka nxjerre ne publik hajnite e juve milioneshe dhe tenderat per dosta. Edhe hipokrita edhe hajna.

Prandaj, sot ne shesh ne oren 12 ne mbrojtje te lirise se medias.

#KlaniZdravo

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close