fbpx
Lajme

Fred Abrahams: Amerika e kuptoi që Ibrahim Rugova nuk ishte zgjidhja më e mirë

Fred Abrahams ka qëndruar për vite të tëra në Shqipëri dhe Kosovë. 

Ai ka shkruar librin “Shqipëria e Re” nga diktatura deri tek demokracia, ku trajton të gjithë procesin e zhbërjes së diktaturës komuniste, pastaj trajtohet lufta e UÇK dhe rrëfimet nga disa prej pjesëtarëve të saj.

Ish-hulumtuesi ka dhënë mendimet e tij lidhur me formimin e UCK, lidhjet e Amerikës me Rugovën, ngjarjet e 97-ës dhe ndërlidhja e këtyre ngjarjeve me Kosovën.

“Ngjarjet e 97-ës me ngjarjet në Kosovë kishin një lidhje. Është ironike, por me rrënimin e piramidave u lëshuan 700 mijë armë dhe kjo ishte historike për udhëheqësit e UÇK. Në 98-të Gelbart e quajti UÇK-në terroriste. Por filloi në Amerikë të mendohej ngadalë q Rugova nuk ishte zgjidhja më e mirë, ngadalë ngadalë erdhi një ide që të bashkohemi me UÇK-në, me një forcë që lindi në Drenicë”, ka thënë Abrahams.

Një rol të veçantë sipas autorit amerikan e kishte edhe Xhavit Haliti. Ai e përmend dhe e citon më së shumti Xhavit Halitin në librin e tij.

“Tridhjetekatër vjeçari ishte i zgjuar dhe i pjekur. Ai lëvizte ngadalë dhe me objektiv. Kishte sy të errët e të ngushtë, dhe të vendosur larg njëri-tjetrit në fytyrë. A thua se për ekuilibër, vetullat i mblidheshin së bashku kur ndëgjonte me vëmendje, gjë që ndoshte në të shumtën e kohës. Mbi të gjitha, njeriu që e quanin “Zeka” kishte një mision, fakt që të tjerët mund ta nuhasnin dhe nganjëherë e kishin frikë. Qëllimi i tij kryesor, dhe arsyeja e vizitës së tij në Tiranë ishte që Kosova të fitonte pavarësinë nga Jugosllavia, dhe ai donte ta bënte këtë me forcë. Së shpejti ai do të bëhej një nga themeluesit kryesorë të UÇK-së”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close