fbpx
Lajme

Buzhala: Edi Rama hero në mediat liberale në botë, Administrata Biden po e sheh si lider të Ballkanit

Shkruan: Berat Buzhala

Rreth zhvillimeve ne ShqiperiMa ne fund ne Shqiperi do te kete opozite te vertete. Une mendoj ndryshe. Shumekush besonte qe Lul Basha ishte peng i Sali Berishes. Ne fakt ishte e kunderta, Sali Berisha ishte peng i Lulit. Ndarja e tyre perfundimtare e ngjalle demokracine dhe parlamentarizmin.

Luli ka qene dhe mbetet shume i bute, shume i nenshtrueshem ndaj cdo presioni, varesisht se prej nga i vinte ai. Berisha ne anen tjeter, duke e toleruar Lulin ne krye te PD’se, deshironte ta bindte veten qe perzgjedhja qe e kishte bere per liderin e PD”se nuk kishte qene e gabuar. Tash te dyte çlirohen prej njeri tjetrit. Mirepo ne nuk do te shohim nje tjeter Lul, do te shohim nje tjeter Berishe. Nje zhvillim i tille aq shume e fragmentarizon opoziten saqe nuk le hapesire tjeter pervec qe te filloje konsolidimi i saj. Se si do te behet nje gje e tille, se kush do te jete lideri i saj, kete do ta tregoje vec koha. Sigurisht qe jo Luli, qe me gjase do t’i bashkohet Rames, i cili mund ta fus brenda vetem per meshire.

Ne anen tjeter, politikisht, Edi Rames, nuk na mbetet gje tjeter vecse per momentin t’ia japim doren. Eshte shnderruar ne nje hero te mediave boterore liberale, administrata Biden po e sheh si lider te Ballkanit, Angela Merkel e ka zgjedhur Tiranen si stacionin final per kete pjese te Evropes, e gjithashtu, e fundit por jo me pak e rendesishme, kombetarja e Shqiperise ne futboll eshte ne vendin e dyte ne grupin e saj, qe i garanton kualifikimin per ne Katar

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close