Haradinaj: Më ka treguar Sali Çekaj, Isa Mustafa i ka thanë shtrenjtë me përdorë radiolidhjen

Njëri nga udhëheqësit e Betejës së Koshares z. Nasim Haradinaj kishte treguar detaje interesante në një debat në televizionin Rrokum.
“… a po të kujtohet një javë para sulmit, që një fakt, një javë para sulmit, me dorë të vet Sali Çeku ka ba kërkesë te Ministria e Mbrojtjes, te Isa Mustafa konkretisht, që me ia leju radiolidhjen. Edhe a e di çka i ka thanë Isa Mustafa përgjigjjen, unë e dij konkretisht çka i ka thanë se ma tha Saliu, edhe unë nuk dyshoj në fjalët e Saliut që mi ka thanë, “i ka thanë po bahet shtrenjtë”, ka mjaftu një telefon, e kemi thirrë Jashar Salihun përgjegjësin e Fondit Vendlindja Thërret, edhe ato mund ta konfirmojë edhe sot Xhafer Gashi, u shku Xhafer Gashi edhe i ka marr komplet ato që i ka lypë Sali Çeku. Edhe une po them, mos me u pas kanë në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm nuk ishin ardhë këto sene…“, shtoi Nasim Haradinaj.