fbpx
Lajme

Ish kreu i LPK-së: Vrasja e Konushevcit, oficeri i shërbimit sekret iku dhe i la në baltë

Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami ka folur ekskluzivisht për RTSH-në për vrasjen e Ilir Konushevcit. Ai ka folur hapur për këtë ngjarje. Ai ka treguar me emër e mbiemër se kush e vrau Ilir Konushevcin.

Liderët e opozitës, pra Azem Hajdari ka marrë deri në 1 milion marka për ta penguar veprimtarinë e UCK-së në Veri, pra ata që e vranë Ilir Konushevci, vëllezërit Demiri, Bislimi dhe vëllau i tij, i vëllai ka ardhur tri ditë përpara nga Anglia dhe janë takuar me Azemin në një lokal këtu, dhe kanë marrë pjesë në pritën që i është bërë Ilir Konushevcit, prita është bërë jo për t’i marrë armët por për hakmarrje politike, sepse kemi pasur marrëveshje me shtetin shqiptar që cdo makinë që transportonte logjistikë të ishte një oficer i SHIK-ut (shërbimi sekret i Shqipërisë), një shok i yni i UÇK-së dhe shoferi, por oficeri i SHIK-ut iku menjëherë dhe u largua, pra i la në baltë“.

Bedri Islami poashtu tregoi se “por në përleshjen e parë që u bë, u vra vëllau i Bislim Demirit, sepse Bislimi ishte njeri i lidhur me Shërbimin sekret serb, dhe është marrë edhe me kontrabanda të ndryshme, pra dorasit janë vëllezërit Demiri, sepse fillimisht këta kanë sulmuar dhe e kanë goditur vëllaun e Bislimit dhe ata duke u tërhequr e kanë para që vallau i Bislim Demirit është plagosur dhe pastaj ka vdekur, e pastaj janë rikthyer përsëri dhe e kanë vrarë Ilir Konushevcin, por fillimisht e kanë torturuar“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close