fbpx
Lajme

Ish- ministri i Shëndetësisë: Iniciativa e Kurtit që mjekët të mos punojnë edhe në privat, vështirë të realizohet!

Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë televizive ka thënë se mjekët, të cilët kanë marrëdhënie pune në spitale private dhe publike njëkohësisht, duhet të zgjedhin ndërmjet njërës punë.

“Nuk do të lejojmë më që mjekët t’i marrin pacientët nga spitalet publike dhe t’i akomodojnë ata në ordinancat e tyre private pas orarit të punës”, ka thënë Kurti.

Deklaratën e liderit të VV-së, e ka komentuar edhe ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani. Ai e sheh si sfiduese këtë iniciativë, marrë parasysh që ajo është bërë edhe më herët, por që s’ka arritur të realizohet.

Një iniciativë e tillë është bërë edhe në kohën kur është ndryshu dhe plotësu ligji aktual i shëndetësisë dhe ishte kontestuar nga një grup deputetësh dhe komuniteti i mjekëve përmes Gjykatës Kushtetuese.

Amandamenti në atë kohë u largua nga projektligji dhe në ligj nuk ka kufizime. Edhe pse unë e shoh si tepër sfiduese të realizohet edhe mu për shkak të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse do të isha deputet dhe nëse në Ligj të Shëndetësisë, i cili gjithsesi duhet të ndryshohet edhe për çështje të tjera, nëse ky kufizim parashihet do ta përkrahja si zgjidhje të përkohshme dhe e afatizuar. Pse mendoj e përkohshme, unë kam një spjegim. Problemeve që synohet të zgjidhen me këtë kufizim,mendoj se me implementimin e SHISH-it, do të i jepen kahja e duhur”, tha Rrahmani për Indeksonline.

Ai më tej shtoi se Qeveria e kaluar nuk arriti t’i përfundonte disa projekte dhe të implementonte disa ligje në shëndetësi, derisa përmend se me cilat sfida do të ballafaqohet Qeveria në ardhje.

Implementimi i Ligjit për siguri shëndetësore nuk është qu përpara nga aty ku e kemi lënë ne dhe paraqet sfidën kryesore, pa harruar edhe ndërhyrjen e pa arsyeshme në SISH që hapen problem për system të mirëfilltë. Gjithashtu është e domosdoshme implementimi i konceptit të mjekësisë familjare dhe Ligjit për kujdesin shëndetësor emergjent.

Furnizimi me barna, aparaturë dhe punësimi i mjekëve të papunë, janë problem që me shtimin e buxhetit dhe me menaxhimin e mirë të tij zgjidhen.

Qeveria e kaluar nuk arriti përkundër buxhetit të shtuar që t’i përmirsojë këto segmente. Uroj që Qeveria e re të mos ballafaqohet me borxhe të mëdha të përfolura dhe me penalizime nga vendimet e gjykatave për shumë procese në MSH”./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close