fbpx
Lajme

Dëshmitari i EULEX-it: Jam tmerruar, më thanë të dërgojmë për shërim jashtë vendit vetëm dëshmo kundër grupit Drenica

Një dëshmitar tjetër i EULEX-it kishte dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Pa Rrotlla” të Milaim Zekës. Ai bashkë me gruan e tij kanë deklaruar se janë tmerruar kur kanë parë një deklaratë të EULEX-it kundër Sami Lushtakut e Sylejman Selimit. Sipas tij ata i kanë thënë se ne të shërojmë dhe të dërgojmë jashtë vendit vetëm nënshkruaje këtë deklaratë.

Ai ka thënë se ka refuzuar, gjithashtu edhe bashkëshortja e tij ka thënë se; “unë i kam thënë që nëse e nënshkruan dhe bashkëpunon me ta ne do të ndahemi”.

Më kanë thënë krejt kushtet t’i ofrojmë, të dërgojmë në Perëndim e të shërojmë vetëm bëhu bashkëpunëtor i joni, kur i kërkova se çka me bashkëpunu, ata më thanë me nënshkru një deklaratë me i akuzu njerëzit e UÇK -së që ishin në Likofc, ata mi dhanë emrat Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Jahir Demakun, Sabit Gecin e disa të tjerë”. Ai thotë se “kur e ka lexuar këtë deklaratë shqip për herë të fundit unë jam tmerruar me atë deklaratë. Ai tregoi se e kanë thirrë edhe gruan time për ta bindur për të dëshmuar. Ai thotë kjo ka ndodhur në vitin 2011“.

Bashkëshortja u kishte thënë se “nëse bashkëshorti im pranon nuk do të mund të jetoj me mu”.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=puyMViGfEnc 53min

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close