fbpx
Lajme

Kastrati – Halil Gecit: Po rren, si është e mundur që Bekim Kastrati të vritet me një plumb, trego

Shkruan: Rexhep Kastrati

Kur njeriu që ka aq vite jetë si Halili, më i madhi ndër shtatë vëllezërit geci të Llaushës rren aq në mënyrë të paskrupullt si ai, vërtet duhet të të vijë keq dhe të kesh mëshirë!

Po qysh rren njeri që ka aq vite jetë si Halili, se te ta paskam shkuar “sa për foto”, kur jo veç që nuk kam shkuar “sa për foto”, por kam shkuar vazhdimisht, e edhe sa ka qenë e pamja për Bekimin dhe për Besimin?

Pastaj, pse duhej të shkoja te ta “sa për foto”, kur nuk kisha nevojë as për foto me ta, as për dikë tjetër, sepse emri im, shkrimet e mia ishin aq të njohur sa eklipsonin çdo emër tjetër?

Pastaj, qysh rren njeri që ka aq jetë si Halili, më i madhi ndër shtatë vëllezërit geci të Llaushës, se më paskan larguar nga “Bota sot”, kur publikisht kam deklaruar arsyet se përse unë nuk mund të punoja më në atë gazetë? Dhe arsyeja kryesore ka qenë pikërisht pamundësia për të punuar më me Bajrush Morinën dhe Sylejman Aliun për shkak të sjelljeve ndaj Bekim Kastratit!

Po rren njeri, rren, se po të mos rrente, do të duhej të tregonte të vërtetën se kush e ka vrarë Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun!

Rren njeri, rren se ndryshe duhet të tregojë se si është e mundur që Bekim Kastrati të vritet me një plumb, kurse Ganiu të dalë, sipas letrës që Robert Kucharski-t, që i ka dërguar babait të Bekim Kastratit, më 12 prill 2016, “was allegedly wounded”, të cilin për korrektësi nuk po e jap shqip!

Rren njeri, rren se ndryshe duhet të tregojë se Bekim Kastratin te ta e kam çuar unë për ta mbrojtur së pari nga kushërinjtë e tyre, e pastaj nga të tjerët në Drenicë!

Rren njeri, rren, se ndryshe duhet të tregojë se përse Gani Geci bashkë me Besim Dajakun e Shani Gecin kanë shkuar në redaksi të “Botës sot” për intervistë me Sylejman Selimin për rastin G.G. dhe për t’u marrë vesh që ta marrë Bekimin për ta bërë atë intervistë, vetëm pasi unë kisha kryer orarin e punës për atë ditë!

Rren njeri, rren se ndryshe duhet të tregojë se çfarë lidhje kishte Gani Geci me redaksinë e “Botës sot”, përveç jaranisë me Bajrush Morinën sa të mund të aranzhonte intervista me personalitete të ndryshme, kur Bajrush Morina kishte refuzuar që Sylejman Selimit t’ia botojë një reagim ndaj fejtonit të Bardhyl Ajetit për rastin G.G!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close