fbpx
Lajme

Në festën e 17 Shkurtit, Kosova e pret një yll të madh të skenës botërore

Kosova edhe pak ditë mbush një dekadë nga shpallja e pavarësisë së saj. Në dhjetëvjetorin e shënimit të kësaj dite, më 17 shkurt, e pranishme do të jetë edhe ylli i Kosovës me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja Rita Ora vjen në Kosovë me 17 shkurt. Kështu thonë burime të besueshme.

Këngëtaren me famë botërorë, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, do ta sjellë në Kosovë avioni i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Rita Ora vite më parë pati ardhur në Kosovë ekskluzivisht për të realizuar një videoklip, ku kishte shpalosur edhe simbole të shtetit më të ri.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close