fbpx
Lajme

“Sipas hetimeve të mia një ushtar i Tahir Zemajt e vrau Ahmet Krasniqin, ai me kryeshefin e UDB hynë në Shqipëri”

Pjesë nga libri “Lëvizja” në mes të ish kreut të LPK-së z. Bedri Islami dhe ish veprimtarit të LPK-së z. Ibrahim Kelmendi.

Pjesë nga tregimi i Ibrahim Kelmendit:

(I.K.:) – Sipas dyshimit tim FARK-u qe formuar me urdhër të Beogradit, si dikur LDK-ja. Për Ahmet Krasniqin dhe Tahir Zemajn dyshoja se ishte tandemi më proserb, që komandoheshin nga eprorët e tyre në Beograd. Për ta luftuar UÇK-në nga brenda, ai tandem formoi një brigadë me mercenarë e vullnetarë të mashtruar dhe u fut në Zonën e Dukagjinit.

Fillimisht qe ndaluar nga UÇK-ja, sapo hyri në Dukagjin, por dikush duhet të ketë mashtruar Shtabin e Zonës se Dukagjinit, se gjoja kishin marrëveshje me FARK-un për të hyrë ajo brigadë, e komanduar nga Tahir Zemaj, që të luftonin bashkërisht kundër pushtuesve. Shpejt u vërtetua e kundërta, se ajo brigadë kishte hyrë për të bërë diversion në Dukagjin, në Zonën më të armatosur në Kosovë, për të prerë edhe rrugët e furnizimit me armë.

Sapo e kreu misionin, Tahir Zemaj, i shoqëruar nga Ramiz Muriqi dhe kryeshefi i UDB-së së Malit të Zi, nëpër territor të Malit të Zi kthehet në Shqipëri. Për meritat në shërbim të pushtuesve serbë Ahmet Krasniqi e dekoron në Tiranë Tahir Zemajn. Pason dënimi. Sipas investigimeve të mia, një ish ushtar i Tahir Zemajt, vret Ahmet Krasniqin. Ky atentat ishte një fat i madh për Kosovën. Vendin e tij, me miratimin e Ali Ahmetit dhe timin, e zuri Halil Bicaj. Edhe ky ishte fat i madh për Kosovën. Prej atij momenti, komandimi i Halil Bicajt bëri që edhe FARK-u të angazhohet për çlirim të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me UÇK-në.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close