fbpx
Lajme

Kelmendi: Riza Salihu e urdhëroi Hysen Gegën për ta vrarë Jusuf Gërvallën, “e ka dërguar UDB”

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

BARDHOSH GËRVALLA

Keqardhje për një dukuri diskriminuese: favorizimi i disa martirëve dhe injorimi i disa tjerëve. Shëmbull më flagrant është rasti i Bardhosh (Bardh) Gërvallës. U martirizu bashkë me Jusufin dhe Kadriun. Megjithatë, kur flitet për vrasjet e 17 janarit 1982, flitet kryesisht për Jusuf Gërvallën, në rangim të dytë për Kadri Zekën, ndërsa Bardhin nuk i takon as rangimi i tretë, për të mos thënë heshtet dhe anashkalohet. Krejt kjo për shkak të një tifozërie idiote, e prodhuar nga shpërdorimi që u bëhet këtyre martirëve në luftën politike në mes të grupimeve që u ngjajnë bandave të krimit të organizuar.

Bardhin e kam njohur në verë të vitit 1977, në Plochingen të Gjermanisë. Atje isha duke punuar si student, gjatë pushimit veror, në një firmë që përpunonte mermerin. Dhe isha aty sepse dhëndërri, Rmush (Metë) Kastrati (i martuar me Motren time, Fatimen), ishte i angazhuar si mjeshtër. Ramushin e kam pas përkrahës të madh logjistik, prandaj ruaj respekt ekstra për te!. Befasi e mirë: u surprizova nga vizita e Bardhit. Ai na trokiti në derën e barakës ku banonim, në oborr të firmës. Bardhi erdhi sepse kolegu dhe farefisi i Ramushit i kishte telefonuar për ta ndihmuar për të plotësuar ca formular që ia kishte kërkuar administrata gjermane. Nga Bardhi u informova se ishte nepunës social, i punësuar në OJQ-në “Arbëter wohlfahrt” (AWO), e krijuar në vitin 1919 nga Partia Socialdmokrate gjermane (SPD). Tani AWO ka rreth 210 mijë të punësuar. Paguhej nga AWO për t’u përkujdes për punëtorët imigrantë nga Jugosllavija. Thuhej se një pagë simbolike punëtorët socialë, të angazhuar në AWO, merrnin edhe nga institucioni përkatës i Jugosllavisë. Zyrën e kishte në Ludigsburg. Paraqitja e tij e mirësjellshme më krijojë simpati e respekt, pa pas asnjë informacion për te as për familjarë të tij. Një javë më vonë Bardhi ishte mysafir të kushëriri i tij, Saku, për të cilin kisha dëgjuar se ka qenë në shoqërim të Riza Salihut, kur u ka ndodh grindja me emigrantët kroatë dhe Rizain e kishin plagos kroatët me thikë. Saku kishte ftuar Dhëndrrin tim t’i shkonte mysafir. Më muar me vete. Pa e hetuar Saku, Bardhi më këshilloj të isha i përmbajtur…

Pak ditë më vonë në vizitë njohëse erdhi edhe Hysen Gega, i cili jetonte në Esslingen, qyteti më i afërt me Plochingen. Hyseni me Ramushin ishin shoqëruar vite më herët dhe herë pas here takoheshin mes tyre. Hysenit i tregova për vizitën që na kishte bërë Bardhi. Ai e lëvdojë ekstra dhe informojë që e takonte shpesh, sidomos kur kishte libra të ri, të botuar në Tiranë. Pas disa ditësh Hyseni dhe unë vizituam disa herë Bardhin, në sheshin kryesor në Shtttgart, sepse Bardhi aty, bashkë me shokë të tij gjermanë, bënte muzikë për mysafirë në terasën e një restoranti të famshëm.

Në ballafaqimin famëkeq që patëm me Riza Salihun, në maj 1980, në banesë të Hysenit në Esslingen, pleqëruam urdhrin që kryetari i Grupit Komunist Zëri i Kosovës, Riza Salihu, ia kishte dhënë Hysen Gëgës, nënkryetarit të Grupit – për ta vra Jusuf Gërvallën. Rizai e arsyetonte atë urdhër: “Jusufin e ka dërguar UDB-ja për ta spiunuar e përça Grupin Komunist…” Të njëjtën akuzë Rizai e bën edhe tani, si në intervistë në TV Klan Kosova, në vitin 2012:

Gjatë bllafaqimit në maj 1990 Rizai akuzojë edhe Bardhin si spiun të UDB-së, “sepse është i punësuar dhe i paguar nga Beogradi si punëtor social për të mbikëqyrë emigracionin jugosllav”. Me atë rast, Bardhi, pat sqaruar se ishte angazhua nga Enti i punësimit në Ljublanë, pas kishte konkurruar në një shpallje publike për atë vend pune dhe meqë ka pas njohuri modeste për gjuhë gjermane, e kanë punësuar në AWO, e cila kishte marrëveshje me Jugosllavinë t’i punësonte ata që do ia propozonin institucionet kompetente të Jugosllavisë.

Këtë version e kam publikuar më shumë se njëherë, sa herë që e kam marrë në mbrojtje Bardhin, kur atë punësim ia tundnin si argument se ishte kuadër i UDB-së jugosllave, siç e diskreditonte kryesisht Riza Salihu.

Në intervistën që ka dhënë Zonja Suzana Gërvalla, Bashkëshortje e Jusufit, më 9 korrik 2016, thotë për Bardhoshin:

“Në atë kohë [1972-1974] kanë jetu Bardhi edhe Avdyli, domethonë dy vlleznit e Jusufit, kanë jetu te na [në Prishtinë] se kanë qenë studenta në fakulltet. Studionin anglishten. Dikur Bardhi, ia rregullojë një shoqe e Jusufit, Hida Halimi ka qenë, e rregulloi që me shku në Gjermani me punu si punëtor social. Bardhi shkoi në Shtutgard [Stuttgart] edhe punoi në Ludvisburg [Ludwigsburg], punoi si punëtor social.”

Këtu mund ta dëgjoni këtë fragment, nga minuta 22 e rrëfimit:

Nëse ky rrëfim i Zonjes Gërvalla është i sakt, u kërkoj falje gjithë atyre që kanë dëgjuar e lexur nga unë versioni që e kam publikuar. Por, edhe nëse Bardhi është punësuar përmes “byrovit për punësim”, siç quhej institucioni që merrej me punësime në KSA të Kosovës, do e them shkurt e shqip: nuk ka djalë nane as dobiç kurve që ofron, qoftë vetëm indicie, se Bardhi ka qenë kuadër i SDB-së (UDB)!

Ishte pikërisht Bardhi që më telefonojë gjatë Krishtlindjeve, dhjetor 1979, duke më lut t’u shkoja për vizitë, tashmë Jusufit dhe atij, meqë më informojë se arratisja e Jusufit kishte qenë e suksesshme.

Prej atëherë deri në natën e kobshme të 17 janarin 1982, Bardhi ishte pjesëtar me rëndësi e të i ekipit që ndërgjegjësoj e nxiti lëvizje patriotike politike të Emigracionit tonë në Perëndim dhe kishte po aq merita, sa Jusufi e Kadriu, prandaj më hidhërojnë gjithë ata që favorizojnë cilindo nga këta tre martir, të cilët u flijuan bashkarisht në temelet e Lëvizjes për Republikën e Kosovës!

– I përhershëm kujtimi dhe respekti për Martirin Bardhosh Gërvalla dhe të gjithë martirët e popullit tonë!

(ibrahim Kelmendi)

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close