fbpx
Rozë

Këngëtarja rrëfen aksidentin e frikshëm, cila është historia e dhimbshme e buzëve të fryra?

Kënga e saj “Gjithmonë” padyshim që është një hit i këngëtares dhe akoma fansat e personifikojnë nën ata tinguj.
Fjala është për Luar Aranin, e cila edhe pse i hyri fuqishëm tregut muzikor duke u pëlqyer shumë për timbrin dhe veçantinë e zërit të saj, ajo u tërhoq sikur të mos i kishte hyrë kurrë kësaj rruge, shkruan joq. 

Por, çfarë bën Luar me jetën e saj private dhe a ka bërë bukuroshja ndërhyrje plastike?

Ndonëse, të gjitha këngëtaret bëjnë buzët që të duken më bukur, ajo që fshihet pas Luar është një histori e trishtë.

Vetëm në moshën 7-vjeçare, Luari ka pësuar një aksident të rëndë, ku ka thyer hundë, dhëmbët dhe ka çarë frikshëm buzën.

E ftuar në emisionin “Prive”, Luar ka thënë:

Kam një çarje nën buzë nga një aksident që kam pasur. Është një kujtim jo i bukur i imi, theva hundën, dhëmbët dhe njërën pjesë (të buzës) e kam më të fryrë se tjetra. M’u deshën 4 vjet që buza të më kthehej në gjendje normale, ku mbeti pak më e fryrë seç e kisha më përpara.”

Ndërsa, e pyetur për jetën private, Luar ka thënë që është shumë e lumtur, pa dashur të prononcohet më gjatë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close