Kërkohet ndihmë për shërimin e 18 vjeçares Aurora Krasniqi (FOTO)
Aurora Krasniqi me autorizim ligjor aktualisht është nën kujdesin e tezes së saj, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë para 10 vjetësh ndërsa babai i saj është pensionist.
Familja Krasniqi nga Prishtina, është duke kërkuar ndihmë për vajzën e tyre Aurora Krasniqin e cila vuan nga sëmundja (Leukemia Acute Lymphoblastice).
18 vjeçarja Aurora Krasniqi ka nevojë urgjente për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit pasi iu është shfaqur një komplikim shëndetësor pas transplantimit të palcës kockore në vitin 2017, ku donator ishte vëllau i saj.
Pas komplikimit që iu është shfaqur Aurorës, duhet bërë pastrimi i gjakut lloji (Plasmafereze ose Fotofereze), të cilat trajtime nuk bëhen në Kosovë ndërsa kostoja e gjithë kësaj arrin shumën deri në 150 mijë euro, shifër kjo e papërballueshme për familjen.
Aurora Krasniqi me autorizim ligjor aktualisht është nën kujdesin e tezes së saj Remzie Idrizit, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë para 10 vjetësh ndërsa babai i saj është pensionist.
Prishtinasja 18 vjeçare apelon tek të gjithë ata të cilët kanë mundësi për ta ndihmuar në shërimin e saj.
Mjetet mund t’i dispozitojnë në këtë Xhirollogari Bankare: 1903000797021169 në Bankën Kombëtare Tregtare- BKT.
Numra kontaktues: 045851442, 049529023, 044259027
KONTRIBO EDHE TI NË BUZQESHJEN E AURORA KRASNIQIT .